Kremtohet Krishtlindja në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mesnata e së mërkurës ka kulmuar festën e madhe të krishtlindjes për të gjithë të krishterët. Qindra besimtare katolike u mblodhën mbrëmjen e djeshme në katedralen e ?Shen Palit?, ku iu bashkuan lutjeve bashkë me klerikët. Mesha u drejtua nga Arkipeshkvi Rrok Mirëdita, i cili uroi besimtaret per me shume paqe dhe dashuri. Drita e re per nje popull sipas tij, nuk është ndërrimi i pushteteve apo i rendit shoqëror, por krejt e kundërta. Festa e madhe e krishtlindjes ka vijuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, këtë radhë për të krishterët ortodoksë në Katedralen e tyre. Permes lutjeve dhe leximit te pjesëve fetare qytetaret janë lutur per me shume shprese dhe miresi. Brenda ambienteve të Katedrales ?Ngjallja e Krishtit? besimtarët kanë vizituar edhe këndin ku paraqitej Lindja e Jezusit. Festa e krishtlindjes për të gjithë të krishterët vijon me drekën tradicionale dhe me shkëmbimin e vizitave.

Free Traffic Exchange