https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Krishtlindja me "Dancing...", mbrëmje speciale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krishtlindja do të pritet ndryshe në Vizion Plus dhe "Dancing with the Stars" është arsyeja! Spektakli është zhvendosur enkas vetëm për këtë jave, nga e hëna në të martë, pra sot në mbrëmje, me qellim festimin e magjishëm të kësaj date të shënuar kudo në botë. Jonida Maliqi dhe Armina Mevlani, zbulojnë se kësaj puntate nuk do t'i mungojë asnjë element i atmosferës që të fal Krishtlindja. Balerinët profesionistë të "Dancing with the Stars", nën koreografinë e Enada Hoxhës do të sjellin gjithashtu numra speciale, e bashkë me ta edhe këngëtaret e ftuar. Aktoret e Apartamentit më të famshëm në Shqipëri, atij 2XL do t'i bashkohen personazheve vip të "Dancing..." në një performancë krejt të veçantë. Nga ana tjetër, edhe pse një spektakel special për të pritur Krishtlindjen, yjet nuk do të mund të shpëtojnë nga gara, duke u përballur në sfidën "Dance Off" e cila sa vjen edhe do të bëhet edhe më e vështirë, pasi këtë mbrëmje "Dancing ëith the Stars" pritet t'i rikthehen edhe dy nga konkurrentet e larguar, pas televotimit të hapur për  5 personazhet vip të eleminuar që nga nisja e spektaklit.

Free Traffic Exchange