Naço për policët e shkarkuar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkarkimet ne administratën e Burgjeve do te vijojnë, nëse do te konstatohen persona te tjerë te cilët nuk kane paguar energjinë elektrike. Deklarata është bere nga Ministri i Drejtësisë Nasip Naço për te cilin 131 punonjësit e shkarkuar nje jave me pare kane shkelur kodin e etikes. Janë punonjës që kanë shkelur kodin e etikes, duke futur duart në xhepat e shtetit. Unë e konsideroj këtë si një shkelje të rëndë të etikës, pasi nuk ka më marrëdhënie besimi. Deklarata e Naços u be pas ceremonisë te zhvilluar me reastin e 15 vjetorit te avokaturës se shtetit institucion ky qe nuk do t?i shpëtoje reformës ne drejtësi, ashtu si dhe Gjykata e Larte për te cilën Ministri i Drejtësisë tha se janë marre parasysh rekomandimet e komisionit te Venecias. Takimi nisi me prezantimin e avokates se shtetit Alma Licka e cila mes te tjerash theksoi se vetëm gjate gjashte muajve te pare te ketij viti ky institucion ka përballuar 6000 çështje gjyqësore te cilat mbrojnë interesat e shtetit.