https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli i Larte i Drejtësisë nuk ka nisur ende asnjë inspektim për tre gjyqtarët që liruan personin me precedentë penalë Gjin Nika, i cili mbeti i vrarë pak ditë më parë në një atentat. Megjithëse kjo iu kërkua publikisht me anë të një letre edhe nga Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, dy inspektoratet si ai i Ministrisë së Drejtësisë edhe ai i KLD janë ende në pritje se cila nga të dy do të hetojë rastin. Në një prononcim për mediat Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, tha se për shkak te axhendes së tij jashtë vendit, është njohur me rastin nga një letër që ka mbërritur ditën e sotme nga KLD e cila, e informon se ka vend për verifikim, dhe sipas tij do të jetë ky inspektoriat që do të nisë hetimin. Por nënkryetari Çefa ka sqaruar se, institucioni i tij nuk ka nisur asnjë verifikim për sa kohë nuk i është kthyer një përgjigje nga Ministria e Drejtësisë. E ndërsa dy institucionet shkëmbejnë shkresa për kontrollet, apeli i ekspertit britanik Xhoshua Rozenberg që kërkoi një ditë më parë ndëshkim të gjyqtareve, janë konsideruar si mendime personale nga nënkryetari i KLD-së. Deklaratat e dy krerëve të drejtësisë u bënë pas prezantimit të projektit "për një drejtësi pa vonesa". Ministri i drejtësisë, Nasip Naço paralajmëroi se çdo tejzgjatje do të jetë objekt verifikimi dhe kontrolli.