http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas debateve te ashpra te nje dite me pare nga vet deputetet e mazhorances, ministri Beqaj ka kërkuar me shume para ne buxhetin e 2015. Gjate diskutimit ne Komisionin e Shendetesise ai deklaroi se per dy nevoja emergjente i duhen te pakten 4 milionë dollarë me shume. Ne total shëndetësia ka per kete vit 400 milionë dollare, por investimet e brendshme nuk kane rritje, ndërsa ato te huaja jane 9% me pak. Duket se as lista e barnave te rimbursueshme nuk do te kete shtesa ne ilaçe, pasi paratë po ruhen per te përballuar problematikat qe do te dali nga check up-i i popullsisë. Sipas deputeteve te mazhorances qe te plotësoheshin nevojat e shendetesise ne vend, buxheti duhet te ishte dy apo trefishi i ketij te parashikuari.