http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas premierës ndërkombëtare ne Festivalin e Filmit ne Karlo Vivarit ne Çeki dhe marrjes se një çmimi ne nje prej kategoritë e garës, pelikula ?Bota? vjen ne shtëpi. Prodhimi është shfaqur këtë te enjte për mediat, për te vijuar me projeksionet per publikun ne ditët ne vijim. Filmi, i cili mban regjine dhe skenarin e Iris Elezit e Tomas Logorecit, i vendos ngjarjet ne nje vend pa emer, qe evokon fshatrat ku internoheshin njerëzit gjate periudhës se diktaturës edhe pse jemi pas viteve ?90. Ne fakt autoret thonë se kane dashur te realizojnë nje film qe flet ndryshe per komunizmin, ne krahasim me çka është prodhuar deri me sot, por ndjesia qe te jep pelikula eshte ajo e nje filmi qe vjen me shume per një publik ndërkombëtar sesa ate vendas. E pyetur pse personazhet kryesore femra , edhe pse jetojnë ne nje fshat te humbur te Shqipërisë, shfaqen si vajza kryeqyteti, regjisorja Elezi i jep këtë përgjigje. Skenari i Elezit duket se ka bindur edhe aktorin e njohur Artur Gorishti t?i rikthehet filmit shqiptar pas 7 vitesh mungese, ku roli i fundit ishte ne filmin e Anagnostit, ?Gjoleka Djali i Abazit?. ?Bota? shfaq ne një rol te vogël edhe Tinka Kurtin, krahas aktoreve te rinj qe autoret kishin zgjedhur per filmin. Me petkun e nje nene, qe vajzën ja kane pushkatuar gjate regjimit komunist, Kurti edhe pse del me pak nga te tjerët ne ekranin e madh, te le shijen e interpretimit dinjitoz.