Përplasja e Canit me deputetet për buxhetin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i financave është vënë në vështirësi edhe gjatë miratimit në parim të buxhetit të vitit 2015-të në komisionin e ekonomisë. Ka qenë vetë deputetët e mazhorancës ata të cilët kanë kërkuar të dinë se si do të zgjidhet çështja e borxheve që bashkitë dhe komunat kanë ndaj bizneseve. Deputetit Kokëdhima tha që bashkia e Fierit është në prag të falimentimit. Ndërsa Sterkaj ishte edhe më i ashpër në tone, ai akuzoi qeverinë se po i rrit taskat biznesve por nuk po iu kthen paratë që kanë marrë hua te sipërmarrësit. Me sa di unë bashkia e Fierit është në prag të falimentit, bashkia Himarë nuk ka zyra dhe ajo e Finiqit. Çdo të bëhet me këto? Braçe: zoti Kokëdhima nuk është kjo çështja që po dikutohet! Kokëdhima: tani po më la kryetari unë e bëj dhe një pyetje tjetër?Sterkaj: ju po rritni taksat dhe borxhet thoni që nuk kemi në plan t?i japim, me çfarë lekësh do të paguajë taksat ky biznes që po vdes dita - ditës? Dhe mua më jep përgjigje të saktë dhe të shkurtër, mos u fut nëpër vorbulla fjalësh. Minsitri Shkëlqim Cani është përgjigjur se deri tani nuk ka asnjë strategji për të larë borxhet e pushtetit vendor. Të vetmet që ka garantuar ministria e tij janë 720 milion dollarët që i ka pushteti qindor bizneseve dhe se ato do të përfundojnë shlyerjen në 2016-ën. Pushteti vendor le t?i gjejë ku të dojë dhe le t?i japë. I kemi dhënë buxhet çdo vit. Sipërmarrësit të shkojnë në gjykatë dhe t?i bllokojnë llogaritë. Shkëlqim Cani tha se qeveria po mendon që të dalë në vitin 2015-të me një eurobond por ende nuk është vendosur shuma e saktë e tij. Sipas tij kjo nuk do të rritë borxhin publik por do të priret ta ristrukturojë atë. Në 2015-ën financat do të nisin edhe procedurat për privatizimin e kompanisë INSIG.

Free Traffic Exchange