http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Abstrakte dhe moderne! E tille ka qene koreografia qe është sjelle mbrëmjen e te enjtes ne Teatri Kombëtar te Operas dhe Baletit. Per here te pare ne Tirane, koreografi portugez Daniel Cardoso ka prezantuar nje koncept te ri te lëvizjes duke ia përshtatur ate balerinëve tane, te cilet ne pjesën me te madhe kane nje formim klasik. Nen titujt ?Impakt dhe Table? koreografi beri bashke dy pjese te ndryshme baleti, por qe nje thelb kishin nje te përbashkët; mesazhin. E para i kushtohej teknologjise dhe impaktit qe ka ajo sot ne te përditshëm tone. Kjo e shprehur ne lëvizje moderne koreografike. Ndersa pjese ?Table? ose ?Tavolina? erdhi si metafore e vendimeve te rëndësishme qe ne marrim ulur ne kete objekt. Cardoso njihet per per punet e tij moderne dhe prej vitesh është pjese e Konservatorit Kombëtar te Baletit ne Lisbone. ?Impakt dhe Table? do te vijoje te shfaqet ne teatrin e baletit te premten dhe te shtunën.