https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ai është pa frikë një prej baleteve me të famshëm në botë, simbol i klasikes, repertor i shume skenave ndërkombëtare e që për herë të parë është vënë në Parisin e vitit 1841. "Zhizel" i rikthehet kështu skenës shqiptare pas dy vitesh mungese dhe ka për protagoniste dy primbalerinit e Teatrit Kombëtar të Operës, Enada Hoxhen dhe Gerd Vason. Duke ruajtur në pjesën më të madhe të veprës me dy akte, koreografinë origjinale, për të shtuar vetëm disa lëvizje të reja, për Zhizelin dhe Albertin shqiptar, baleti është edhe një përvjetor i ngjitjes së tyre në skene për herë të parë. Me dirigjimin e Edmond Dokos, vepra e dashurisë së pamundur të fshatares Zhizel me princin Albert, do të këtë në ketë rikthim një surprizë. Ilir Kerni, drejtor i Teatrit të Operës dhe Baletit zbulon se më 8 dhe 9 shkurt petkun e personazheve kryesore do ta marrin dy të ftuarit special, balerinët e parë të "La Skalas", Petra Conti dhe Eris Nezha. "Zhizel" vjen si premierë të martën me 21 Janar, në orën 19.00.