http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfaqësues te nismës ?Të pastrojmë Shqipërinë? në një ditë janë ndalur ne qytetin e Fierit ku kanë pasur një takim me institucionet vendore. Ervin Shehaj i ?Green Line? ftoi gjithë qytetarët dhe nxënësit e shkollave të marrin pjesë në këtë aksionin që do të zhvillohet më 21 nëntor. Edhe në qytetin e Korçës organizatorët kanë kërkuar mbështetje nga institucionet dhe qytetarët për një pjesëmarrje sa më të madhe në këtë aksion. Objektivat kryesore e ?Ta pastrojmë Shqipërinë? janë: rritja e ndërgjegjësimit për një mjedis të pastër, plotësimi i hartës dixhitale te mbeturinave, mbledhja e me shume se 10.000 ton mbeturina ne te gjithë vendin si dhe përfshirja ne këtë aksion te madh te 100 mije vullnetareve.