Presheva tremb Vuçiç - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
24 orë pasi autoritetet shqiptare kanë paraqitur axhendën e vizitës së kryeministrint në Serbi dhe turin e tij të së enjtes në Preshevë dhe Bujanoc, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç duket se është në vështirësi.Ai, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, deklaroi se nuk ka vendosur nëse do ta presë apo jo delegacionin shqiptar.Ky është një rast i paprecedentë në raportet diplomatike, pasi vizita është konfirmuar prej muajsh, si dhe axhenda ka qenë e përcaktuar.Anulimi i një vizitë të tillë shënon një rast që nuk ka ndodhur më parë në marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve të caktuara.?Nuk do të vendos deri në fundjavë nëse ata do të jenë apo jo të mirëpritur. Ne nuk u frikësohemi bisedimeve, por duket se dikush nuk dëshiron të bisedojë, por kërkon që të kërcënojë Serbinë dhe të përhapë paqëndrueshmëri në rajon. Unë mund ta shoh atë dhe këdo tjetër në sy.

Free Traffic Exchange