http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dëmi në buxhetin e shtetit gjatë vitit 2013-të i konstatuar nga KLSH është 126 milion dollarë. Të gjitha këto para të qytetarëve shqiptarë janë vjedhur ose në rastin më të mirë janë shpërdoruar nga zyrtarët. Ervin Mete, zv/ministri i Financave e ka quajtur buxhetin 2013-të si buxhet elektoral, ku borxhi i shtetit ndaj të tretëve kapi vlerën e 720 milion dollarëve dhe deficiti arriti 50%. Qeveria e atëhershme shpenzoi paratë publike, por nuk arriti të mblidhte 380 molion dollarë të premtuara. Përveç këtyre që thashë dëmi i shkaktuar në buxhet ka ardhur edhe nga abuzimet me skemat vjedhëse dhe mashtruese, 192 raste abuzimi dhe mbi 500 zyrtarë që kanë bashkëpunuar. Por kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe i ka kërkuar përfaqësuesit të financave që ti kërkohet llogari të gjithë atyre qe kanë bërë krime ndaj ekonomisë dhe nuk janë ndëshkuar. Të ndëshkohen zyrtarët e lartë, ata të cilët kanë vjedhur dhe sot mabjnë poste politike. KLSH ka përfunduar edhe auditin e mënyrës se si janë kryer pagesat e detyrimeve të prapambetura që shteti u ka bërë deri tani bizneseve. Autoriteti Rrugor ka deklaruar se ka dhënë 144 milion dollarë, por 880 mijë dollarë rezultojnë se nuk kanë shkuar për këtë qëllim. Po ashtu edhe 122 mijë dollarë të deklaruara për tatimet si rimbursim i TVSH-së së prapambetur nuk rezulton t?i jetë paguar biznesit dhe në verifikim është janë edhe 100 mijë dollarë të tjera në QSUT.