Rrokadë e monumenteve te “Nënë Tereza” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtate vjet pas vendosjes se këtij monumenti ne aeroportin ?Nene Tereza? , hapësira ndryshoi. Pas nje vendimi te Këshillit Kombëtar te Territorit me rastin e vizitës se Papa Françeskut ne Tirane, monumenti i autorit nga Kosova Luan Mulliqi është hequr nga specialistet. Sipas tyre vepra 6 metra e larte eshte gjykuar si jo e denje jo vetem nga menyra sesi pasqyron Nene Terezen, por edhe vendi ku qëndronte ky format kaq i larte ishte i papërshtatshëm. Por, pavarësisht heqjes se veprës se Mulliqit, kjo hapësirë nuk do te mbetet bosh. Vepra e skulptorit Thoma Thomai, e cila qëndronte prej vitesh ne krah te Universitetit Politeknik eshte hequr gjithashtu kete te shtune. Pasi te rifreskohet duke i krijuar bazamentin e duhur, ky monument i Nene Terezes, i cili jo pak here ka qene ne qendër te polemikave per shkak te vendit ku ishte vendosur, do te qëndroje ne vend te vepres qe u hoq nga aeroporti Nene Tereza. Kjo e fundit eshte dërguar ne studiot e Qendres se Riprodhimit te Veprave te Artit dhe siç deklarojnë drejtuesit e kësaj qendre do te qëndroje aty deri sa te vendoset nje hapësirë e re ekspozimi per te.