“Banka”, hetime në Greqi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kapercen kufijte hetimi i Prokurorise per super-vjedhjen ne Banken e Shqiperise. Pasi jane verifikuar hyrje-daljet jashte kufirit te te arrestuarve burime nga organi i akuzes pohojne se hetuesit po tentojne informacion edhe kazinote ne Greqi. Personi qe ka pasur me shume udhetime te kryera ne kete shtet eshte ish-drejtori i departamentit të emisionit të kartëmonedhës, Dorian Çollaku. Nderkohe organi i akuzes nuk ka marre ende nje pergjigje nga institucionet e tjera shqiptare qe duhet te listojne pasurite e patundshme ne emer te 10 te arrestuarve dhe datat kur jane regjistruar keto pasuri ne emer te tyre. Pervec zyres se regjistrimit te pasurive i ka kerkuar informacion edhe Dhomes Kombetare te Noterise, per te verifikuar nese ka kontrata paraprake te porositura nga te pandehurit, ose familjaret e tyre si dhe Drejtorise se Transportit Rrugor ne lidhje me automjetet qe zoterojne te pandehuerit. Nderkohe 9 prej te arrestuesrve i jane drejtuar Gjykates se Apelit ku kerkojne ndryshim te mases se sigurise me pretendimin se nuk kane lidhje me ngjarjen. Kerkesa e tyre pritet te merret ne shqyrtim ne fillim te javes qe vjen. Kerkese per mase me te bute sigurie nuk ka vetem Ardian Bitraj, personi qe ka marre persiper vjedhjen 713 milione lekeve ne Banken e Shqiperise.Nderkohe qe prej oreve te para te te martes grupi hetimor ka nisur rimarrjen ne pyetje te te akuzuarve, te cilet deri tani nuk kane dhene ndonje detaj per hetimin. Edhe Bitraj qe eshte vete deklaruar fajtor nuk ka dhene deri tani ndonje deshmi bindese per organin e akzues as per menyren e vjedhjes se parave dhe kryesisht per destinacionin e tyre perfundimtar