Ardian Bitraj kërkon statusin e të penduarit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zv/guvernatorja e Bankës se Shqipërisë, Elisabeta Gjoni, dhe Inspektorja e Përgjithshme Elivar Golemi, do jene personat e pare qe do te merren ne pyetje nga prokurorët e njësisë hetimore Task-Forcë, lidhur me vjedhjen e 713 milion lekeve nga Thesari. Burime nga organi i akuzës, bëjnë me dije se dëshmia e tyre do te jete kyçe për hetimin, pasi për momentin konsiderohen si personat përgjegjës për mungesën e auditeve. Në cilësinë e inspektores së përgjithshme Elivar Golemi drejton Departamentin e Kontrollit të Bankës së Shqipërisë. Ajo ka pasur për detyrë të propozojë inspektorët e këtij departamenti dhe këta të fundit, sipas akuzës, janë të ngarkuar të ushtrojnë kontroll kontabël të brendshëm, si dhe të kryejnë kontrolle të brendshme periodike për administrimin dhe operacionet e Bankës, me qëllim që të sigurojnë mbarëvajtjen e zbatimit të ligjeve dhe të akteve nënligjore. Nga ana tjetër, Ardian Bitraj dhe 9 te akuzuarit e arrestuar për skandalin janë rimarre ne pyetje nga prokuroret. Ata kane bere te ditur se Bitraj ka kërkuar te fitoje statusin e te penduarit, por kjo nuk është pranuar, pasi ai nuk tregon se ku kane shkuar paratë. Nga hetimet është zbuluar edhe një fakt tjetër: Ardian Bitraj i kishte kërkuar dorëheqjen zëvendësguvernatores Gjoni dhe këtë e ka dëshmuar i akuzuari tjetër, Dorian Çollaku. Ky i fundit sipas akuzës, rezulton te këte dale mbi 30 here jashtë shtetit ne 6 muajt e fundit, por nuk dihet nëse kjo ka lidhje me supervjedhjen ne banke.

Free Traffic Exchange