Bozdo: Shtrenjtim energjie pas megavjedhjes me CEZ - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
U vodhën 3 miliard dollarë dhe tani po falen edhe 95 milion euro te tjera te cilat do te paguhen nga çdo shqiptar. Kjo ka qene akuza e përsëritur e opozitës për marrëveshjen mes qeverise me CEZ. Sipas demokrateve, ky skandal do te pasohet me rritjen çmimit te energjisë.?Shqiptarët duhet të dinë se herët a vonë, dhe është vetëm çështje kohe, çmimi i energjisë elektrike do të rritet. Do të rritet pavarësisht se ne e kemi paguar tashmë CEZ për të mos i rritur çmimet. Do të rritet sepse mazhoranca ka vendosur t?i falë CEZ gjithçka, shpërdorimet, të harrojë borxhin e pranuar, dëmin e shkaktuar ndaj interesave financiare të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pas kësaj marrëveshjeje, çmimi i energjisë do të rritet, dhe shqiptarët duhet ta dinë përse-në!?Bozdo tha se Rama ka zgjedhur te heshte për këtë skeme mashtrimi qe raportet ndërkombëtare e kane bere publike.?Kryeministri ynë, që nuk përton të bëjë ?selfie? vend e pa vend, që komenton çdo gjë dhe gjithçka, çuditërisht e kalon vetëm me një batutë ?twitter?-i këtë aferë të turpshme; ministrat rilindas që vetëm disa muaj më parë premtuan trasparencë dhe ?hapje të petëve të lakrorit?, sot ?macja u ka ngrënë gjuhën?!?.Opozita e quan marrëveshjen si megavjedhjen e shekullit dhe megaskandalin financiar, te cilin do te vijoje ta denoncoje.