Reagimet kundër Guvernatorit Fullani - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtohen reagimet kundër Guvernatorit Fullani qe e shohin atë si përgjegjësin kryesor për skandalin e vjedhjes ne Bankën e Shqipërisë. Ne nje postim ne ?Facebook? Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës te Bankës se Shqipërisë Ermelinda Meksi shkruan se guvernatori Fullani dhe zëvendësi i tij, janë përgjegjës kryesore për ngjarjen. ?Guvernatori dhe zv/Guvernatorët janë punonjës me kohe te plote ne BSH si administratore dhe përgjegjës per administrimin e Bankës dhe kane detyra ekzekutive qe i përcakton neni 53 i ligjit te BSH. Njëkohësisht ata kane edhe rolin drejtues si kryetar dhe nënkryetar te Këshillit Mbikëqyrës me detyra te përcaktuara ne nenin 42 dhe 43 te ligjit. Është kjo arsyeja qe për këtë pune ata paguhen jo vetëm si administratore me kohe te plote, por shpërblehen edhe si anëtare te KM?. Edhe kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, shkruan ne FB se Fullani ka kërkuar te jete një Guvernator absolut ndaj duhet te japë llogari. ?Pse flitet kot për Këshill Mbikëqyrës? Në atë Bankë ka pasur vetëm një Guvernator dhe një zëvendësguvernator, dhe asgjë tjetër. Ky është kyçi i abuzimit, sepse edhe zëvendësguvernatori i dytë mungon, nuk është emëruar. Atëherë? Gjithçka është e qartë: si pasojë e një ligji banal, i cili, në emër të pavarësisë ka krijuar një Guvernator absolut, patjetër që do të vidhej jo vetëm stoku, por gjithçka që ka vlerë materiale në atë Bankë. Ligji është i papranueshëm, prandaj duhet ndryshuar urgjent; kurse përgjegjësia, në bazë të ligjit është e qartë: ajo është drejtpërsëdrejti e Guvernatorit?. Ndërsa shkrimtari Dritero Agolli ne një interviste dhëne për gazetën shqiptare thotë se Guvernatori duhet ta marre fajin mbi supe. ?Para 2-3 vitesh, një ministër zviceran në mos gaboj, shkeli një dre dhe dha dorëheqjen. Guvernatori dhe të tjerët po shkelin një bankë të tërë. Le të përgjigjet, le të marrë fajin mbi supe, edhe pse është e vështirë ta marrësh fajin përsipër, se do arsyetosh, do më numërojnë vitet që isha këtu apo ku i kam dërguar fëmijët, etj. Do na akuzojë majmuni, do të na thotë: o bij, si nuk u bëtë ende njerëz??.