http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Miratimi i hartës se re territoriale qe e ndan Shqipërinë ne 61 bashki do te pasohet me nje pakete te re ligjesh qe do te delegojnë me shume kompetenca tek drejtuesit e njësive te qeverisjes vendore. Ne shtator pritet te vije ne parlament ligji i ri per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes, i cili sipas Enea Hotit, këshilltar pranë ministrit per ceshtjet vendore do te garantoje vazhdimësinë e njësive te shërbimit per qytetaret aty ku janë dhe sot pavarësisht eliminimit te bashkisë apo komunës. Ndërkohë, para zgjedhjeve lokale te 2015 maxhoranca pritet te miratoje nje pakete te decentralizmit fiskal .Por, ndërsa po përgatit kuadrin e ri ligjor per te mbështetur ndarjen e Shqipërisë ne 61 bashki, maxhorances do ti duhet te kaloje disa pengesa; e para Presidenti i Republikës, i cili ka afat deri ne 27 gusht për te dekretuar ose jo hartën e re dhe me pas edhe Gjykatën Kushtetuese, te cilën do ta veje ne lëvizje PD, e cila pretendon se nuk janë realizuar konsultimet me qytetaret duke u shkelur neni 108 i Kushtetutës; pretendim ky qe sipas këshilltarit Hoti nuk qëndron. Sipas qeverise ndarja e Shqipërisë ne 61 bashki i kursen buxhetit 30-60 milion dollarë, ndërkohë qe do te ketë shkurtime te ndjeshme ne numrin e këshillave bashkiake dhe komunale pasi nga 6 mije këshilltare qe numërohen sot, pas zgjedhjeve te qershorit 2015 do te kemi vetëm 1700.