Firmat kundër Guvernatorit Fullani - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te tjera firma qe kërkojnë shkarkimin e Fullanit nga Parlamenti janë hedhur ne peticionin e ndërmarrë nga qytetare dhe aktiviste te shoqërisë civile. Qindra persona kane shënuar emrin e tyre, duke iu përgjigjur apelit për te vene para përgjegjësisë kreun e bankës, për skandalin e vjedhjes se 713 milionë lekeve nga thesari. Por nismës së ndërmarr nga shoqëria civile në Tiranë, i janë bashkuar dhe qytetarët e Elbasanit. Ata janë ftuar nëpër rrjeteve sociale, për firmosjen e peticionit qe kërkon shkarkimin e Fullanit nga Parlamenti. Qytetare te ndryshëm kërkojnë jo vetëm largimin e Guvernatorit, por edhe vënien e tij para drejtësisë. Mbledhja e firmave kundër Fullanit pritet të vijojë e në qytete të tjera.