Eliminohet Flamurtari dhe Laçi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Merr fund aventura e ekipeve shqiptare në kupat e Evropës. Pas eliminimit të Skënderbeut, edhe Flamurtari e Laçi kanë zhgënjyer, duke humbur respektivisht me skuadrën rumune të Petrolulit dhe ukrainasit e Zorjës. Vlonjatet nisën gjithçka mirë pasi realizuan të parët golin e avantazhit me anë të Lenës në minutën e 37-të. Por gëzimi i vendasve do të zgjaste vetëm dy minuta lojë kur Teikseira barazon shifrat në 1-1. Kaq ka mjaftuar për pjesën e parë. Kur dukej se ndeshja po mbyllej në barazim, djemtë e Gjokës ndëshkohen dy herë të tjera. Fillimisht me Lukas në minutën e 84-t dhe më pas me Pirson në të 90-ën. Ndërsa ne takimin tjetër Zorja ka mundur 2-1 Laçin në shtëpi. Me këto humbje të regjistruara ndalet këtu marshi i skuadrave shqiptare në ketë tur të dyte të Evropa Ligës.

Free Traffic Exchange