Harta e rrugë dixhitale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 16

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashmë të gjitha matjet që do të bëjë zyra e regjistrimit të pasurive do të jenë dixhitale dhe pjesë e sistemit global. Me ndihmën e Bashkimit Europian, Hipoteka Shqiptare ka arritur që të bëjë këtë sistem me koordinata elektronike të cilat lidhin me njëra - tjetrën jo vetëm 16 zyrat vendore të regjistrimit të pasurive por do të ketë akses edhe jashtë Shqipërisë. Kryeregjistruesi Ilirjan Muho tha se tashmë i jepet fund epokës së matjeve të gabuara dhe mbivendosjeve që kishte në pronat e të gjithëve. Tashmë çdo lloj e dhëne që vjen e re nuk do të ketë më mangësi në matje. Ministrja e inovacionit Harito, tha se shumë shpejt do të fillojë edhe regjistrimi i saktë elektronik edhe për hartat e pronave që janë bërë më parë. Sistemi Albpos do të ndihmojë edhe agjencinë e legalizimeve, por dhe atë të kthimit të pronave, të cilat deri më sot kanë probleme në mbivendosjen e parcelave që legalizojnë apo kompensojnë.