KLD reagon me akuza - News, lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli i Lartë i Drejtësisë është kundërpërgjigjur me akuza ndaj qeverise, i cili sipas tyre po tenton te vere nen kontroll sistemin e drejtësisë. Pa kthyer përgjigje per asnjë nga akuzat konkrete te Ministrit Nasip Naço, lidhur me pasuritë shume milionëshe te gjyqtareve, ky institucion është përgjigjur vetëm për detajet teknike te debatit.
Ndërkohe KLD ka premtuar serish te marre masa disiplinore ndaj gjyqtareve qe shkelin ligjin, por deklaron se nuk ka ndëshkime nëse nuk ka prova. Sipas KLD-se gjithë debati lidhur me korrupsionin ne drejtësi apo pasuritë e gjyqtareve ne te vërtete fsheh qëllimin për te kontrolluar institucionet e drejtësisë. KLD shkon me tej kur deklaron se fushata e denigrimit ndaj tyre ka kohe qe ka nisur dhe për këtë sulm fajëson jo thjesht Ministrin, por gjithë qeverie.