Pas inspektimit nga Këshilli i Larte i Drejtësisë edhe Prokuroria e Tiranes ka nisur procedimin penal për gjyqtarin e Durrësit Neritan Tabaku, i cili do te hetohet për akuzën e "shpërdorimit te detyrës". Hetimi ka nisur kryesisht nga njësia taks-force e kryeqytetit, ndërsa objekt do te jete vonesa prej një vit e gjysme i zbardhjes së vendimit qe i dha pafajësinë 38-vjeçarit, gjë që ka penguar veprimet e mëtejshme te prokurorisë. Me herët edhe inspektoret e KLD-së kane mbërritur ne Gjykatën e Durrësit për të inspektuar dosjen qe shpalli te pafajshëm 38-vjeçarin, e akuzuar për vrasje, për te cilin Prokuroria kishte kërkuar 24 vite burg. Ndërkohe Ilir Xhakja, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Adem Tahiraj është sjelle këtë te hëne ne Gjykatën e Krimeve te Renda për tu vlerësuar me masën e sigurisë. Seanca nisi ne orën 10.10 minuta, ndërsa mbërritja e te pandehurit ne gjykate u shoqërua me supermasa sigurie te cilat u reflektuan edhe ne sallën e gjyqit.
Xhakja kërkoi te mbrohej nga avokati Ilia Iliaj por ky i fundit kishte paraqitur ne gjykate një kërkese ku pretendonte se kishte te tjera angazhime. Ne këto kushte gjykata i caktoi avokatin Arjan Rami. Akuza përfaqësohej nga dy prokuroret Njazi Seferi dhe Eugen Beci te cilët kërkuan qe për shkak te sekretit hetimor seanca te zhvillohej me dyer te mbyllura, kërkese e cila u pranua nga gjyqtari i çështjes. Por gjithçka nuk zgjati me shume se 15 minuta, pas te cilave gjykatesi shpalli vendimin e mases se sigurise arrest me burg pa afat për te pandehurin, mbi te cilin rendojnë tre akuza te renda. Tashme 38 vjeçari Ilir Xhakja do te qëndrojnë ne çelite e paraburgimit 313, ku prej dy ditësh janë marre masa për te larguar elementet e dyshimte qe mund te përbejnë kërcenim për jetën e tij. Katër dite me pare Ilir Xhakja qëlloi për vdekje shefin e komisariatit te Shijakut Adem Tahirajn, pas një konflikti gjate një operacioni për kontrollin e makinave te dyshimta ne fshatin katund Sukth te Durrësit. Aktualisht ne kërkim është nipi i tij Ledio Krasnaj, i cili ka qene me Xhakjen gjate momentit te vrasjes.
After inspection by the High Council of Justice, the Prosecution Office of Tirana has initiated criminal proceedings to the judge of Durres Neritan Tabaku, which will be investigated for charges of "abuse of office". The investigation has been launched mainly by the force of the capital-tax unit, and the object will be a delay of a year and a half of the finding that the decision acquitting 38-year-old, which has prevented further prosecution actions. Earlier also HCJ inspectors have arrived in Durres Court to inspect the file acquit 38-year-old, accused of murder, which the prosecution had sought 24 years in prison. While Ilir Jaca, accused of killing the chief commissar Adam Tahiraj is bringing this on Monday at the Serious Crimes Court to assess the extent of security. The session started at 10.10 minutes, while the arrival of the defendant in court accompanied by security supermasa which were also refl...