http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një i paraburgosur i kushton shtetit shqiptar 440 euro ne muaj. Kostoja e larte financiare është deklaruar nga kreu i OSBE-se ne Shqipëri Florian Rauning. Sipas diplomatit Rauning, mbipopullimi i burgjeve duhet lehtësuar duke dhëne me shume ndëshkime alternative jo direkte "arrest me burg". Gjate një konference te organizuar nga Komiteti i Helsinkit, numri dy i drejtësisë Arben Isaraj shprehu angazhimin për një reforme cilësore ne burgje. Sipas zv/ministrit, burgjet duhet te jene me standarde dhe larg dhunës. Prezenca e OSBE-së në Shqip ka ofruara asistencën e saj për Drejtorin e Përgjithshme te Burgjeve, veçanërisht ne fushën legjislative. Ndërkohe edhe përfaqësuesi i Bashkimit Europian ne Shqipëri theksoi nevojën e reformës ne sistemin e burgjeve, ndërsa vlerësoi përmirësimet e bëra vitet e fundit kryesisht ne dhënien e dënimeve alternative.