https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Enkeljda dhe Irena janë vetëm 2 nga 60 gra që ndodhen në burgun 325 në kryeqytet, të cilat kanë përfituar nga Amnistia e fundit. Por ndërsa Enkeljda, së shpejti do të shkojë pranë familjes, Irenës do t'i duhet edhe disa vite të fitojë lirinë e plotë, megjithëse kjo është hera e dytë që përfiton ulje të dënimit, pasi edhe krimi që ka kryer është shume i rëndë. Prej ditësh Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është duke hartuar dosjet për të dënuarit, që përfitojnë nga Amnistia e cila sipas Përgjegjësit të Sektorit Juridik, të Drejtorisë se Burgjeve këtë herë prek të gjithë të dënuarit. Janë rreth 900 të dënuar të cilët do të lenë qelitë, ndërsa mbi 2500 të tjerë do të përfitojnë ulje një deri në një vit e gjysmë burg.