http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paraditen e së martës, në 24 qershor në Luksemburg do të merret vendimin për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Këshilli i Ministrave që do të mblidhet në orën 10.00 si pikë të dytë të rendit të ditës ka çështjen e Shqipërisë dhe shanset për një vendim pozitiv janë më të mëdha së asnjëherë më parë. Ditën e martë Shqipëria ka një avokat shumë të fortë në Luksemburg që është raporti i Komisionit Europian i 4 qershorit cili për herë të dytë rekomandon statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Një rekomandim i fortë ky që njeh progresin e Shqipërisë dhe i jep përgjigje hezitimit që disa prej vendeve anëtare shprehen në dhjetor duke konstatuar qëndrueshmëri në rrugën e reformave. Përtej realizimit të reformave muajt e fundit qeveria bëri disa përpjekje për të bindur vendet që në dhjetor kërkuan shtyrjen e çështjes së Shqipërisë dhe kryeministri Edi Rama ishte në Berlin për të takuar kancelaren Angela Merkel, në Paris për të takuar presidentin Francois Hollondë, në Holandë, ndërkohë që ministrat Bushati e Gjosha kanë vizituar Britaninë e Madhe e Danimarkën; vizita këto që kanë sjellë një qëndrim të ri të vendeve anëtare të BE veçanërisht të Gjermanisë e Holandës. Ende ka vende anëtare të BE që publikisht nuk janë shprehur për Shqipërinë dhe e marta ëtshë dita e vlerësimit të pozicionit të vendit tonë; një vendim që tashmë është jashtë duarve të qeverisë Rama e cila i ka plotësuar detyrimet e saj. Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat në prillin e vitit 2009 dhe që prej asaj kohe ajo është refuzuar 4 herë nga vendet anëtare; 24 qershori është momenti kur shqiptarët do të mësojnë nëse duhet të fillojnë të punojnë për hapjen e negociatave apo për të 5 herë do të përpiqen të kalojnë provën e statusit.