https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Statusi dhe "detyrat" tona - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Miratimi në mënyrë unanime i rezolutës për çështjen e integrimit europian në parlament është vlerësuar nga analistët si një pjekuri e klasës politike shqiptare. Për herë të parë forcat politike demonstruan një vullnet të përbashkët në mbështetje të të gjitha proceseve integruese me synim anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por pavarësisht kapërcimit të këtij momenti të rëndësishëm, analisti Aleksandër Cipa thotë për Vizion Plus se pas këtij hapi të rëndësishëm, një hallk e vështirë mbetet lobimi. Në delegacionet e lobimit duhet të përfshihen përfaqësues edhe të opozitës. Ndërsa politologu Ilir Kalemaj shprehet Shqipëria duhet te kaloje shume provime te tjera edhen nëse e merr ne dhjetor statusin e vendit kandidat. Disa prej vendeve anëtare të BE e shohin me skepticizëm marrjen e statusit, ashtu sikurse u shpreh një ditë më parë në Kuvend edhe kryeministri Edi Rama se statusi nuk është gati deri në sekondën e fundit, pasi mbeten ende disa vende anëtare për tu bindur. Ekspertët politikë kanë vlerësuar përpjekjet e qeverisë për përshpejtimin e këtij procesi duke vijuar me takime të njëpasnjëshme me krerë të qeverive të shteteve europiane. Pritet që në muajin dhjetor KE t'I hap dritën jeshile Shqipërisë për të nisur rrugëtimin e saj drejt Evropës. Statistikat e fundit tregojnë se integrimi në BE është një aspiratë e padiskutueshme e mbi 87% të qytetarëve shqiptarë.

Free Traffic Exchange