http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse do të pyesësh biznesin se cila është pjesa që e ka munduar më shumë në vite, patjetër që ata do të përgjigjen se është procesi i zhdoganimit të mallit. Një sipërmarrës duhet që të shpenzojë disa ditë kohë që të shkarkojë mallin në dogana, të bëjë kontrollin e më pas ta ngarkojë përsëri atë e ta çojë në magazinë. Xhavit Hysenaj, një biznes i cili eksporton bimë medicinale na thotë se vetëm për një ngarkesë kostoja e zhdoganimit të mallit shkonte në 400 euro. Por tashmë këto procedura të gjata do të marrin fund. Ministri i financave Shkëlqim Cani në Komisionin e Ekonomisë tha se me ndryshimet e reja në kodin doganor vetë agjentët e doganave do të shkojnë në magazina të kontrollojnë mallin. Një risi e tillë e kodit doganor pëlqehet nga të gjithë bizneset, por frika e tyre tashmë është te zbatimi. Një nga kërkesat kryesore që investitorët e huaj i kanë bërë qeverisë për të ardhur dhe hapur biznese të reja këtu, ka qenë pikërisht shkurtimi i procedurave. ndryshime të tjera janë edhe thjeshtimi i deklaratave që bizneset paguajnë në doganë dhe lidhja online e bizneseve të mëdha në kohë reale me degën e doganave.