https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për deputetin e mazhorancës Armando Subashi, pagesa e 40% të gjobës së vënë nga doganat e më pas marrja e një përgjigjeje në gjykatë nëse e meriton apo jo mund të ndikojë negativisht te klima e biznesit në Shqipëri. Gjatë prezantimit të kodit të ri doganor, vetë mazhoranca ka kërkuar që ky nen të rishikohet. Por, bizneset thonë se në kushtet e krizës ekonomike bllokimi i llogarive bankare deri në marrjen e një përgjigjeje vështirëson punën e tyre. Gjergj Buxhuku, kryetar i konfindustrias kërkon që gjoba të paguhet atëherë kur fjalën e fundit ta ketë thënë gjykata. Kodi i ri doganor synon të shkurtojë procedurat për biznesin, një pjesë e mirë bizneseve të mëdha do të kenë akses online në degët e doganave, e po kështu edhe pikat doganore me njëra tjetrën duke kursyer më tepër kohë. një tjetër lehtësi është thjeshtimi i deklaratave që duhet të plotësojë një sipërmarrës në momëntin që kalon mallin në doganë. Ndërsa sa i përket ankimimit tashmë biznesi mund të drejtohet direkt në një zyrë të posaçme dhe jo më përmes letrave.