https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Nisin seleksionimet për "Miss Shqipëria 2014" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thonë se koncepti i të bukurës është i ndryshëm për gjithë secilin prej nesh, por kur flitet për një garë bukurie rregullat janë të përcaktuara. 'Miss Shqiperia 2014" ka nisur këtë premte fazën e dytë, atë të seleksionimit përmes takimit me mbi 200 vajza që kanë aplikuar online në faqen zyrtare. Intervista ku në thelb është pyetësori i intelektit, por edhe matjet fizike janë detajet kryesore që i nënshtrohen pretendendet e më të bukurës shqiptare. 18 deri në 23 vjeç është mosha që dominon edhe në këtë edicion të 16 të "Miss Shqipërisë". Vajzat vijnë nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe nga jashtë kufijve. Për shumë prej tyre eventi është një mundësi për t'u bërë pjesë e botës se shoëbizit, por ka edhe nga ato qe e shohin thjesht si argëtim. Seleksionimi qe ka nisur këtë të premte në ambientet e "Concord Center" në Tiranë do të vijojë për katër ditë radhazi, deri më 26 Maj, e më pas pritet të publikohet edhe lista e 31 bukurosheve të përzgjedhura të cilat do të ngjiten me 27 Qershor në Kalanë e Ulqinit.

Free Traffic Exchange