Kosovë, 12 arreste për korrupsion - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë arrestimesh e bastisjesh lidhur me abuzimet në rastin e fabrikës Fan në Podujevë, e cila aktualisht është në pronësi të Agim Deshishkut. Në listën e të dyshuarve nga njësitë e krimit ekonomik janë 17 persona, pjesa më e madhe e të civilëve zyrtarë të lartë të Agjencisë Kombëtare të Privatizimit dhe deputeti Naser Osmani. Këta po hetohen dhe për abuzime me objekte të tjera. Sikurse bëhet me dije nga policia deri më tani janë arrestuar 12 vetë, ndërsa deputeti osmani është shpallur në kërkim. Ky i fundit, po hetohet që akuzohet se i kishte kërkuar një milion euro Behgjet Pacollit për privatizimin e hotel "Grandit".

Free Traffic Exchange