http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-presidenti i republikës Bamir Topi njëherësh kreu i FRD-së kritikon sjelljen e mazhorancës dhe opozitës në Parlament. Zoti Topi deklaroi se të zgjedhurit po e keqpërdorin parlamentin duke mënjanuar problemet e popullsisë, papunësinë, ekonominë e dobët dhe çështjen e pronave. Edhe pse jashtë Parlamentit kryetari i partisë së qendrës së djathtë, kritikon opozitën për mungesë organizimi dhe sjellje. Kryetari i FRD-së nga Elbasani deklaroi se nuk ka asnjë marrëveshje me mazhorancën. Bamir Topi tregoi se edhe pse jashtë Parlamentit do të beje opozitë për të mbrojtur interesat e qytetarëve.