http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe trupat speciale të RENEA-s kanë shoqëruar sot në komisariatin e Sarandës 30 persona, pas kontrollit në 90 banesa të fshatit Shendelli në Sarandë, një operacion ky për arrestimin e Taulant Gjinit, si autor i dyshuar i atentatit të mbrëmshëm me armë ndaj të shefit të antidrogës, Orges Mezini. Nga kontrolli i bërë në këto banesa janë gjetur armatime: në banesën e të akuzuarit është sekuestruar një armë automatike që mendohet se është edhe arma e krimit. Aksionit të sotëm i parapriu atentati me armë që i dyshuari Gjini i bëri dje në mbrëmje shefit të antitrafikut, teksa ai ndodhej ne hyrje të fshatit në makinë, së bashku me shefin e Krimeve, dy specialistë të zonës si dhe 4 efektiva të Policisë. Fatmirësisht nga plumbat nuk ka patur të lënduar. Por sulmi me armë ndaj uniformave blu ka ngritur në këmbë gjithë policinë. Për orë më radhë janë zhvilluar kontrolle jo vetëm për të arrestuar Taulant Gjinin, por edhe bashkëpunëtore e tij, të dyshuar si pjesëtare të një bande të narkotrafikut me Greqinë. Gjini është i shpallur në kërkim nen akuzën e "Tentativës për vrasje", së bashku me 3 persona të tjerë.