http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Fierit ka nisur sot hetimet kryesisht për vdekjen e Kudret Kumes nga Zhupani, i cili disa ditë më parë u gjet i vdekur në burgun e Nigritas në Greqi, pasi më parë kishte vrarë nga gardian në një burg tjetër. Gjatë paradites ekspertë të hetimit të Fierit dhe nga Tirana dhe kanë qenë të pranishëm në autopsinë që i është bërë trupit të pajetë të shqiptarit që njihej në Greqi me emrin Ilia Kareli. Përgjigja zyrtare nga ekspertët mjeko ligjorë dhe prokuroria nuk bëhet e ditur për momentin, ndërkohë që një ditë më parë familjarët e të ndjerit pohuan se e kanë gjetur trupin të masakruar atë. Madje, ata treguan dhe një foto ku duken qartë shenjat e dhunës së ushtruar ndaj tij nga gardianët grekë. Sipas tyre ai është dhunuar në disa pjesë të trupit si në fytyrë, duar, etj. Ndërkaq, hetime për vdekjen e tij në burg kanë nisur edhe nga autoritetet greke, të cilat po marrin në pyetje gardianët dhe po këqyrin kamerat e sigurisë. Në raportin përcjellës të trupit të tij për në Shqipëri, pala greke ka përmendur përdorimin ndaj tij të dhunës fizike, por sipas familjarëve të Kumes ekspertiza greke nuk është e plotë. Mediat në Greqi ndërkohë kanë publikuar një letër të shkruar për nënën e tij të sëmurë nga shqiptari i burgosur Ilia Kareli. Në letrën e cila ishte e mbuluar nga njolla gjaku, ai shkruan se e kishte marrë malli për nënën e tij, ndërsa fliste për padrejtësitë që I ishin bërë atij nga drejtësia greke. Varrimi i Kumes është kryer sot në fshatin e tij të lindjes, ndërsa në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm qytetarësh dhe nga fieri dhe zonat përreth. Familjarët e tij kishin paralajmëruar një protestë me arkivolin e Kumes në qendër të qytetit të Fierit, por nëna e tij ka kundërshtuar dhe ai është përcjellë për në banesën e fundit i mbuluar me flamuj kombëtarë.