Raporti vjetor i AMA-s - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Raportimi vjetor i Autoritetit të Mediave Audiovizive në Komisionin e Medias është dominuar nga debate për mbarimin ose jo te mandatit të Endira Bushatit në krye të këtij institucioni. Mazhoranca dhe opozita bien dakord për nevojën e plotësimit të vendeve vakante në AMA,  por e vetmja pikë ku ata nuk bien dakord është mandati i kryetares. Mazhoranca nëpërmjet Nënkryetarit të Komisionit të Medias Alfred Peza ka paraqitur memon e hartuar nga drejtoria për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura ku theksohet se në AMA janë 4 vende bosh, përfshi postin e kryetarit duke kërkuar që komisioni të vijojë procedurën me shpalljen e vakancës. Por kreu i Komisionit të Medias Genc Pollo e ka cilësuar memon të paligjshme. Vetë kryetarja e AMA-s Endira Bushati ka deklaruar se sulmet ndaj saj janë të motivuara politikisht. Debati për mandatin e Endira Bushatit ka dominuar prej muajsh skenën politike. Për mazhorancen mandati i saj ka përfunduar që në vitin 2012, ndërkohë që opozita gjykon se Bushatit nuk i ka përfunduar mandati. Në 14 shkurt Komisioni i Ligjeve konstatoi 4 vakanca në këtë institucion përfshi edhe atë të kryetares dhe menjëherë pas këtij vendimi Drejtoria për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura hartoi një memo ku flitet për 4 vakancat që duhen plotësuar. Paralelisht me këto veprime nënkryetari i Komisionit të Meidas Alfred Peza ka hartuar një amendament për riformatimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive, amendament i cili pret ekspertizën ndërkombëtare.

Free Traffic Exchange