Muze shtëpia ku lindi Vaçe Zela - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga një shtëpi e thjeshtë me çati dhe oborr karakteristik myzeqar në Lushnje, ka nisur udhën kënga e pafundme e artistes së madhe shqiptare Vaçe Zela. Shtëpia tashmë është rrënuar dhe braktisur, por jo kujtimet për zërin  e paharruar të vajzës lushnjare që u gatua aty për tu shpërndarë  më pas në Shqipëri dhe në gjithë botën. Në Lushnjë kanë mbetur nga fisi Zela disa të afërm të kësaj këngëtare të madhe, Pëllumbi dhe Syrjai. Ata rrëfejnë me mall dhe dashuri atë çka dinë për ikonën e muzikës shqiptare, duke pohuar edhe dëshirën e tyre por edhe të lushnjarëve, për ta kthyer këtë banesë në muze. I moshuari Jovan Bizhuti është një nga bashkëkohësit e Vaçe Zelës. Rrëfimi i tij për bilbilin e këngës shqiptare, nis që nga çasti kur Vaçja u zbulua si këngëtare deri në ditët kur ajo vinte në Lushnjë si këngëtare tashmë tepër e njohur dhe e respektuar. Skena e Pallatit të Kulturës tani është bosh. Ndërsa zemra e çdo qytetari lushnjar dhe shqiptar është e mbushur përjetësisht  me zërin e saj. Bashkia Lushnjë do të organizojë  homazhe në ditët në vijim në nderim të kësaj figure. Ndërsa kreu i bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe, ka deklaruar se do të plotësohet kërkesa e qytetarëve për shtëpi muze si dhe vendosjen e një një rrugë me emrin Vaçe Zela në lagjen ku ajo u lind dhe u rrit.

Free Traffic Exchange