http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm në këtë fillimvit të paktën tridhjetë shqiptarë të Kosovës kanë udhëtuar në mënyrë vullnetare për në Siri. Kështu shkruajnë mediat vendase, të cilët thonë se autoritetet në Kosovë janë duke plotësuar bazën ligjore për të parandaluar përfshirjen e qytetarëve të saj në konfliktin atje. Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, që nga nisja e këtij konflikti mendohet se janë të paktën 400 shqiptarë, që luftojnë përkrah grupeve radikale, që besohet se kanë lidhje me Al-Kaeden. Deri më tani gjashtë prej tyre janë konfirmuar si të vrarë. Ndërkohë në Kosovë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se baza ligjore do të mbështetet në praktikat më të mira për këtë çështje, pasi deri më tani nuk ka patur një bazë ligjore për këtë. Nga ana tjetër edhe bashkësia islame e Kosovës ka bërë thirrje në disa raste kundër përfshirjes së shqiptarëve në luftën e Sirisë. Ata paralajmërojnë qytetarët që të mos bihet pre e interpretimeve të gabuara të islamit.