http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çregjistrimi i biznesit, procedura që është kthyer në gangrenën e sipërmarrësve është edhe një nga kërkesat kryesore që kompanitë i kanë bërë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për ta riparë. Në konkursin për reduktimin e proceduarave abuzive, ajo e çregjistrimit është kryesorja në listë. Sot një biznes zyrtarisht i duhet 6 muaj kohë për të çregjistruar aktivitetin, por në fakt kjo procedure zgjat edhe me vite. Zv/ ministria Brunilda Paskali thotë se po rishikohet ligji për reduktimin e këtij afati. Në total janë 19 procedura të cilat biznesi i ka depozituar si kërkesa me qellim eleminimin e tyre, pasi pretendojnë se janë të panevojshme. Në këto kërkesa, kryesojnë procedurat për tatimet dhe doganat. Nga data 6 dhjetor derri me 6 janar, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes hapi konkursin për reduktimin procedurave të panevojshme duke mbledhur informacion nga biznesi. Por me urdhër të Kryeministrit ky konkurs është zgjatur edhe me dy muaj afat.