http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi 40% e aparaturave në 12 spitalet rajonale të vendit janë jashtë përdorimit ose nuk janë vënë në funksionim asnjëherë. Behet fjale për eko dhe grafi e kjo nuk është shifra përfundimtare, pasi inventari nga grupi i punës vazhdon. Në një interviste për Vizion Plus, zv/ministrja e Shëndetësisë Milva Ikonomi, deklaron, se harxhohen çdo vit nga buxheti 190 milionë lekë të rinj për mirëmbajtjen e aparaturave. Por, sapo atyre u vendosen pjesët e reja, dëmtohen serish pa mbushur as orët minimale të punës.Përveç aparaturave si ekot, ministria e Shëndetësisë numëron rreth 9 milionë euro të tjera në skaner apo rezonanca që janë jashtë përdorimit. 6 milionë prej tyre i përkasin vetëm QSUT-së, shifër që u evidentua nga ministri i Shëndetësisë që në ditët e para të punës. Por, sipas specialistëve, në këto aparatura janë gjetur të kthyera në zero orët e punës, pa pasur mundësinë të hetohet për prishjen e tyre nëse ajo ka qenë e qëllimshme për përfitime të privatëve. Ndaj mirëmbajtja e aparaturave do të funksionojë ndryshe.Përveç aparaturave problem i sistemit shëndetësor mbetet edhe shërbimi ndaj pacientëve. Ndaj në një projekt të ministrisë së Shëndetësisë me USAID, janë vërejtur këto gjetje. Vetëm në maternitete, në 95% të rasteve pacientet shprehen të kënaqura nga shërbimi mjekësor, për shkak të kushteve të mira që ka në këto institucione, krahasuar me spitalet.