https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Aparatura "stok" në spitale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne spitalet shqiptare ka 9 milionë euro aparatura jashtë përdorimit ose qe nuk janë ne funksionim. 6 milionë ka QSUT, ndërsa 3 milionë euro te tjera janë ne spitalet e rretheve. Aparatura mijëra euro nuk janë ne gjendje pune, deri edhe për mungese pjesësh siç mund te jete një llambe me vlere 600 mije leke te rinj. I tille është rasti i Skanerit ne Durrës, për te cilin Ministria e Shëndetësisë po punon ta rregulloje. Shpesh ne spitalet e rretheve gjate qeverisjes se mëparshme flitej për donacione aparaturash. Por ato edhe pse vinin ne Shqipëri dhe futeshin si pjese e inventarit, nuk u vunë kurrë ne pune. Rasti me flagrant është ai i Rezonancës Manjetike ne Shkodër qe vlerën e tregut e ka një milionë euro. Kur u soll ne vendin tone nuk u mendua për kushtet deri te temperaturës qe i duheshin pajisjes, ndaj mbeti ne magazine pa u përdorur. Ndërsa Mamografia ne spitalin e Kukësit erdhi me pjese mangut dhe mbeti stok. Drejtuesit e shëndetësisë kane nisur një hetim edhe për prishjet e qëllimshme te aparaturave. Duket se argumenti i fluksit te vizitave nuk qëndron ne te gjitha rastet. Ne morëm si shembull Mamografine, e cila ne ketë muaj ne poliklinikën qendrore ne Tirane përballon mbi 25 vizita ne dite. Megjithatë gjate këtij muaji sensibilizimi për kancerin e gjirit nuk është prishur asnjëherë. Rreth 200 mije euro mund te përllogariten aparaturat e tjera ne rrethe qe janë jashtë funksionit. Diku një Eko, diku një aparature tjetër kane probleme me pjesët, duke i nxjerre nga gjendja e punës.