http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viti 2013 kishte anën e vet tragjike dhe statistikat listojnë dhjetëra shqiptare që humbën jetën nga krimi, dhuna në familje apo aksidentet. Edhe në radhët e policisë pati viktima si shefi i krimeve te Burrelit Musa Skurra i cili mbeti i plagosur gjatë një operacioni dhe për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në një spital të Italisë. Sulmi më i rendë kundër uniformave blu ishte ekzekutimi pranë banesës se tij e ish-shefit të komisariatit numër 6 në kryeqytet Dritan Lamaj. Një prej ngjarjeve që tronditen më shumë opinionin publik ishte një vrasje brenda ambienteve të një shkolle në Durrës. Adriatik Tota, nxënës i vitit të dytë në degën Mekanike, u vra më armë zjarri nga një nxënës tjetër i shkollës pasi një ditë më parë ata kishin pasur një sherr mes tyre për motive ende të paqarta. Kjo vrasje ngriti alarmin për sigurinë e fëmijëve në shkollat shqiptare pasi shkolla e mesme "Beqir Çela" ku ndodhi tragjedia kishte vetëm një roje që gjendet në derën kur hyn për në mjediset e brendshme të shkollës, kurse tek porta e jashtme nuk kishte asnjë roje. Çdo vit jemi mësuar të dëgjojmë akuza për numrin e lartë të të vdekurve nga aksidentet që shpesh është cilësuar një bilanc i vërtete lufte. Por këtë vit si pasoje e një aksidenti me makinë humbi jetën ish-Ministri i Transporteve, deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Për shkak të kontributit dhe peshës në jetën politike qeveria shpalli dite zie për ndarjen nga jeta të Sokol Olldashit. Një prej ngjarjeve më të bujshme ishte arratisja e 7 të burgosurve nga burgu i Drenovës, të cilët edhe pse u kapen brenda pak ditëve, treguan problemet e sigurisë në burgjet shqiptare. Ndërrimi i pushteteve solli edhe lëvizje të forta në policinë e shtetit dhe emra të rinj u vendosen në të gjithë kupolën drejtuese të policisë. Muajt e fundit të vitit u karakterizuan nga një aksion i fuqishëm i qeverisë kundër korrupsionit.