http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Që prej një jave në çdo pikë kufitare qytetaret që largohen apo që hynë në token shqiptare pajisen me një fletepalosje nga policia si masë për parandalimin e aksidenteve rrugore. Bashke me urimin, qytetaret këshillohen të ulin shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin telefonin apo të mos përdorin mjetin nën efektin e pijeve alkoolike. Rregulla këto të domosdoshme për të shmangur aksidentet, të cilat jo në pak raste tolerohen sidomos nga emigrantet. Ndërsa për ata që nuk kane paguar gjobat është vendosur edhe një sportel për ta shlyer këtë detyrim. Por krahas këshillave në fletëpalosje, qytetaret informohen edhe për sanksionet e renda që mund të kenë nëse shkelin këto rregulla, si dhe numrat pa pagese të policisë, qe mund t'i përdorin nëse do t'u paraqitet nevoja. Që prej një jave rreth 6 mijë efektiva të policisë kanë kaluar në shërbim të përforcuar, ndërsa të gjitha akset rrugore janë shtuar efektivet e qarkullimit rrugor sidomos në ato që njihen si zonat e zeza. Gjate vitit 2012 kanë humbur jetën si pasoje e aksidenteve 340 persona ndërsa, ndërsa janë plagosur 2073 të tjerë. Nderkohë që deri në muajin tetor të këtij viti janë shënuar 1889 aksidente rrugore të cilat kanë shënuar 273 viktima.