http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brenda 24 orësh, të mbulohesh nga dhuratat. Kjo është dëshira e kujtdo në këtë prag Krishtlindje. Por, ka një mënyre qe t'i shijosh dhuratat akoma më shume...kur i mbledh ato për t'i shpërndarë serish duke shumëfishuar numrin e njerëzve që po lumturon. Për disa njerëz të berit bamirësisë është një forme protagonizmi, ndërkohë që ka shume të tjerë të cilët dëshirojnë të mbeten anonime në zemërgjërsinë tyre. Blendi Salaj, gazetar, ka ndërmarrë pikërisht një nismë të tillë radiofonike. Edhe pse me një format të njohur në botë, një maratone transmetimi 24 oreshe, ai dhe kolege, kane grumbulluar qindra veshje, lodra dhe libra për fëmijët në nevojë. Pjesa me e madhe e dhuruesve, plot 200 persona, kane dëshiruar të mbeten anonime. Larg klisheve dhe formatit të politikanit që shpërndan dhurata çdo prag fundviti, nismat anonime duhet të qëndrojnë të tilla. Në fund të fundit, jo më kot një shprehje e librave të shenjte, thotë se kur jep dora e djathtë, e majta nuk duhet ta marrë vesh.