http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizita e Presidentit te Greqisë, Karolios Papulias, ne Tirane ne 4 nëntor konsiderohet nga diplomatet shqiptare si një moment i rëndësishëm për te zgjidhur problemet mes dy vendeve dhe për te çelur një faze te re ne bashkëpunimin mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. Sipas ish-ministrit te jashtëm, Paskal Milo, kjo vizite e nivelit me te larte ne Tirane duhet te shfrytëzohet nga shteti shqiptar dhe diplomacia për te biseduar rreth problemeve te akumuluara përgjatë viteve, si pikënisje për zgjidhjen e tyre. Ne te njëjtën fryme ish-ambasadori ynë ne Greqi, Bashkim Zeneli, thekson se vizita e presidentit grek nuk do te sjelle zgjidhjen e ngërçit te krijuar për çështje te caktuara mes dy vendeve por padyshim shërben si një moment për te folur për këto probleme. Te dy diplomatet bien dakord për nevojën e ndërtimit te marrëdhënieve te mira me Greqinë veçanërisht për integrimin e Shqipërisë ne BE pasi pas pak muajsh Greqia merr presidencën e radhës. Çështja e përcaktimit te Kufirit Detar, Çështja e Toponimeve, Ligji i Luftës apo edhe Çështja Çame janë problematikat qe nder vite kane ndërlikuar marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës zyrtare dhe qe kane qene ne qendër te diplomacisë se çdo qeverie shqiptare.