Vendet vakant ne RTSH e AMA - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli drejtues i RTHSH ka dy vjet qe nuk funksionon për shkak te përfundimit te mandatit te gjithë anëtareve te saj. Por edhe pse Komisioni Parlamentar i Medias, ka hapur procedurat për zgjedhjen e anëtareve te ri, duket se procesi do te futet ne kalendar grek, nëse opozita do te vazhdoje te mos marre pjese ne parlament. Fakti është se ne baze te ligjit për funksionimin e mediave audio vizive, përzgjedhja e 5 anëtareve nga 10 qe ka gjithsej duhet te behet nga opozita, qe do te thotë se një procedure e tille ka gjasa te mos ndodhe duke përsëritur ne këtë mënyrë historinë e ngërçit dhe për ish KKRT ne kohen kur PS ishte ne opozite. Nga këshilli drejtues i RTSH do të zgjidhet më pas dhe Drejtori i Televizionit Shtetëror Shqiptar mandati i te cilit ka përfunduar. Dhe kjo duhet te jete pjese e një kompromisi mes dy forcave te mëdha politike për një përfaqësues te depolitizuar por qe kërkon 2 te tretat e këshillit drejtues për ta shpallur si kandidature Një moment i trete është ndryshimi i kryetares së AMA-s, pasi sipas mazhorances, që i referohet ligjit te ri ligji i ri, kryetari i AMA-s do të jetë nga mazhoranca. Edhe pse mandati ka përfunduar vetëm për tre anëtare te saj, mazhoracna ka shprehur qarte zëvendësimin dhe te Endlira Bushatit për të sjellë balancat 3 në favor të PS 3 në favor të PD dhe kryetari nga mazhoranca. Në këto kushte kur janë kërkuar institucione jopolitike dhe në funksion të publikut, mbetet të shikohet sa do realizohet ai, pra do kemi zgjedhje politike apo profesionale përmes kompromisit.