https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projektvendimi "Për publikimin e shpalljes së vendit vakant të kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive" thëne ndryshe përfundimi i mandatit të kryetares Endira Bushati ka qene një argument më shumë në tezën e opozitës se mazhoranca po kap institucionet e pavarura. Sipas kryetarit demokrat të Komisionit të Medias, Genc Pollo, mandati i Endira Bushatit nuk ka mbaruar dhe ne AMA ka vetëm 3 vendeve bosh. Por nënkryetari i Komisionit të Medias Alfred Peza ka sjelle argumentet ligjore që mbështesin shpalljen e vakancës duke theksuar se mazhoranca synon nxjerrjen e institucionit nga ngerçi ku është futur prej muajsh. Me këtë vendim, numri i vendeve bosh në AMA shkon në 4 pasi pak jave më parë Kryetari i Kuvendit njoftoi edhe shpalljen e 3 vendeve të tjera bosh në këtë institucion.