Kasat fiskale, 6 milionë $ gjoba - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Administrata Tatimore ka vendosur rreth 6 milion dollarë gjoba ndaj biznesit për mos përdorim te kasave fiskale. Behet fjale për periudhën 2012-1013. Ky fakt ka qene një nder shqetësimet kryesore, qe biznesi ka bere pranë avokatit te tatimpaguesve. Por ajo qe konstaton me shqetësim avokati Artur Papajani është, se pjesa me e madhe këtyre penaliteteve, janë vene ne mënyre abuzive. 100 mije leke është gjoba, me te cilën penalziohet një biznes për mospërdorim te kasës fiskale. Por abuzimi i administratës tatimore, ka shkuar përtej kësaj shifre. Qeveria e mëhershme vendosi me ligj, qe te gjitha bizneset te pajisen me ketë aparature, si një mase për formalizmin e ekonomisë. Por një nisem e tille nuk dha efekt ne te ardhurat tatimore. Sipas te dhënave te tatimeve, vetëm supermarketet janë bizneset qe respektojnë këtë rregull, sipërmarrjet e tjera pak ose aspak, ndërsa ka një kategori qe e refuzon krejtësisht përdorimin e kasave. Duke iu referuar te dhënave, vetëm bizneset ne Tirane demonstrojnë përgjegjësi duke përdorur kasat fiskale, ndërsa ne rrethe ky proces thuajse nuk njihet.