Mbetjet nuk çohen per riciklim - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbetje kemi dhe shume sasi te tjera kërkojmë te importojmë. Industria ricikluese është pro ndalimit te importit te plehrave, por me kushtin qe qeveria t'i ofroje mundësinë, qe tonelatat, qe krijohen ne vend, te mundësohen për riciklim. Por qe një gjë e tille te realizohet, duhet qe pushteti lokal te krijoje mundësi qe përmes kompanive ndërmjetëse, te kryeje grumbullimin dhe seleksionimin e mbetjeve te përdorshme për riciklim. Kompanitë ricikluese thonë se importi i lendeve te para nga jashtë ka kosto transporti, ndaj dhe këto biznese me se pari janë te interesuara, qe t'i marrin këto mbetjet ne vend. Por për aq kohe sa nuk është rregulluar me ligji grumbullimi dhe seleksionimi, atëherë tregu informal,do te mbizotëroje. Nisur nga kjo situate shoqata e ricikluesve, e cila numëron mbi 40 kompani me një investim prej 120 milion euro, ka nisur negociatat me Ministrinë e Mjedisit, për te gjetur rrugët, për zbutjen e efekteve, qe do te prodhoje vendimi i qeverise. Sipas te dhënave zyrtare te kësaj ministrie, ne Shqipëri krijohen rreth 1 milion e 100 mije ton mbetje ne vit, nga te cilat vetëm 30 % e tyre, arrijnë te riciklohen. Përfaqësues te kësaj industrie thonë, se kapacitet ricikluese janë edhe me te mëdha.