https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo fabrike prodhuese birre, është një nga shumë bizneset e vendit, që krijon mbetje, e konkretisht, plastike, karton dhe qelq. Administratori i saj Stefan Pinguli thotë, se është i interesuar që këto mbetje t'i shesë për riciklim. Por deri më tani, asnjë kompani përpunuese, nuk ka shfaqur interes. Nga ana tjetër ai thotë se mungon infrastruktura për të bërë hedhjen dhe seleksionimin e mbetjeve. Si kjo fabrike janë me dhjetëra biznese në të gjithë vendin që funksionojnë në ketë mënyrë. Kompanitë ricikluese pretendojnë se dy janë arsyet pse pjesa më e madhe e mbetjeve në Shqipëri përfundojnë në vendgrumbullime dhe jo në industrinë e riciklimit: nuk ka ndarje për hedhjen e mbetjeve dhe nuk ka kompani ndërmjetëse, që të marrin mbetjet nga biznesi e t'i seleksionojnë e me pas të përfundojnë tek ricikluesi, ndërkohë që edhe pushteti lokal nuk i kërkon llogari biznesit. Aktualisht mbledhja dhe seleksionimi i mbetjeve, kryhet në mënyrë informale nga të rinj kryesisht të komunitetit rom. Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Mjedisit, Shqipëria prodhon rreth 1 milion e 100 mije ton mbetje urbane. Nga të cilat vetëm 25-30 % e tyre, arrin te riciklohet.