http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mediat shqiptare të Maqedonisë e kane cilësuar skandal, njoftimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, për takimin mes kryediplolatit Ditmir Bushati, me homologun maqedonas, Nikolla Popovski. Në këtë njoftim, në pjesën ku flitet për pjesën e projekteve infrastrukturore mes dy vendeve, qyteti shqiptar i Manastirit, njihet me emrin sllav, Bitola. Ja cfare thuhet konkretisht ne tekst. "Projektet infrastrukturore që lidhin më shpejt dy vendet tona si, rruga Durrës-Shkup dhe linja e interkonjeksionit Bitola-Elbasan, mbeten në linjën e prioriteteve infrastrukturore në shërbim të të dy vendeve. Thellimi i dialogut në nivel politik në të gjitha fushat e interesit të përbashkët është një mundësi që adreson qartazi çështjet mes të dy vendeve, sidomos në kuadër të procesit të integrimit europian." Ky njoftim i Zyrës së Shtypit të Ministrisë së Jashtme, nuk ka kaluar pa u vënë re nga agjencitë shqiptare të lajmeve në vendin fqinj ndërsa ende nuk ka një reagim nga ministria jone e Jashtme. Takimi mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë u zhvillua gjatë qëndrimit të tyre në Nju Jork, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.